Amad Diallo ka vetëm katër muaj që i është bashkuar Manchester United dhe ai tashmë po arrin të shfaq cilësitë e tij.
Lojtari 18-vjeçar kaloi në radhët e Djave të Kuq nga Atalanta për një shumë rreth 40 milionë euro.
Diallo tashmë ka bërë tetë paraqitje në fanellën e United, duke shënuar një gol në Ligën e Kampionëve.
Talenti nga Bregu i Fildishtë duket se është përshtatur mjaftë mirë te skuadra angleze dhe atë e dëshmoi në stërvitjet para finales së Ligës së Evropës.
Amad 🧵
via @ManUtd pic.twitter.com/IXUJYSMXfH
— utdreport (@utdreport) May 25, 2021
United takohet me Villarealin sot (e mërkure) nga ora 15:00 në Gdansk të Polonisë, e që anglezët janë favoritë në këtë përballje. /Telegrafi/