Telegrafi

Alvin Karaqi mposhtet nga kampioni i botës Ivan Kvesic

Karateisti nga Kosova, Alvin Karaqi nuk arriti të kalojë kampionin e tanishëm të botës, kroatin Ivan Kvesic, në rrethin e parë të grupit B të garave të karatesë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Alvin Karaqi dha maksimumin dhe deri në sekondat e fundit ishte rival i barabartë me kroatin Kvesic.

Karaqi gjatë përballjes me Kvesic (Foto: Kosovo National Olympic Committee)

Megjithatë, disa gabime në fund të ndeshjes i kushtuan me humbje me rezultat 5:0, në kategorinë deri në 84 kilogramë.

Karateisti ynë në luftën e dytë do të përballet pas disa minutash me ukrainasin, Valerii Chobotar, nën-kampion i botës. /Telegrafi/