Site icon Telegrafi

Alvin Karaqi garon të shtunën në Minsk

(Foto: Facebook/Kosovo National Olympic Committee)

Ekipi përfaqësues i Kosovës në karate kanë arritur sot (e mërkurë) në Fshatin e Sportistëve në Minsk të Bjellorusisë.

Në përbërje nga karateisti Alvin Karaqi dhe trajnerja Shqipe Zogiani, ata kanë arritur në vendin ku po mbahen Lojërat e dyta Evropiane, ‘Minsk 2019’.

Lexo po ashtu Alvin Karaqi, karateisti i vetëm që e përfaqëson Kosovën në 'Minsk 2019'

Ata u pritën në aeroportin e Minskut nga shefi i misionit, Jeton Rudari.

Karateisti i vetëm i Kosovës në këto lojëra, Alvin Karaqi, do të garojë të shtunën në kategorinë -84 kg.

Sukseset e Alvinit:

Nënkampion evropian U-21 (2014)

Vendi i katërt në Lojërat Evropiane ‘Baku 2015’

Vendi i pestë në Kampionatin Evropian ‘Stambolli 2015’

Medalja e bronztë në Kampionatin Mesdhetar ‘Bari 2014’

Exit mobile version