Pas tensioneve mes Neymarit dhe Edinson Cavaninë fushë, siç duket ka ardhur paqja.
Lojtarët argumentuan mes vete në fushë për një gjuajtje të lirë dhe një penallti.
Pas kësaj Dani Alves i ka ftuar në darkë të gjithë lojtarët e PSG-së në Victoria Paris, restorant në qendër të kryeqytetit francez.
Braziliani ka qenë pjesë e mosmarrëveshjes kur u fut në mes dhe i dha topin bashkëkombësit të tij në ndeshje ndaj Lyonit.
Sipas L’Equipe, Alves e ka qetësuar situatën duke e kthyer atmosferën në qetësi dhe të shoqërueshme siç ka qenë.
L’Equipe dhe Le Parisien, drejtori sportiv, Antero Henrique, ka vendosur që askush të mos flas në mediave përveç trajnerit Unai Emery.
Ai është i vetmi që do tu përgjigjet pyetjeve në ditët në vijim.
Edhe pse situata pas darkës është qetësuar shumë media shkruajnë se Edinson Cavani mund të largohet. /Telegrafi/