Site icon Telegrafi

Alves ndryshon sërish deklaratën, tani pranon se ka pasur marrëdhënie seksuale me vajzën që e akuzoi për përdhunim

Dani Alves vazhdon të ketë probleme të mëdha, pasi sërish ka ndryshuar deklaratën e tij.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës është i burgosur që nga 20 janari pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze.

39-vjeçari ka ndryshuar sërish deklaratën e tij dhe tani ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën që e ka akuzuar, përkundër që në fillim e ka refuzuar një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Alves ka pranuar ta dorëzojë pasaportën dhe të mbajë pajisje gjurmimi nëse lirohet me garanci

Sipas Marcas, Dani Alves thuhet se në tre deklaratat e mëparshme ka mohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale për të fshehur tradhtinë ndaj gruas së tij Joana Sanz, e cila së fundmi e ka vizituar në burg.

Dani Alves në deklaratën e tij të parë ka thënë se nuk e njeh gruan që e ka akuzuar për përdhunim, më pas ka thënë se ka pasur vetëm prekje dhe tani ka ndryshuar tërësisht deklaratën.

Lexo po ashtu Bashkëshortja e viziton Dani Alvesin në burg: Nuk mund ta lë vetëm në këtë moment të vështirë të jetës së tij

Por Alves ka thënë se marrëdhënia seksuale është pranuar me dëshirë, derisa viktima ka deklaruar se ka qenë dhunim nga mbrojtësi brazilian.

Prandaj, në rast se shpallet fajtor, do të dënohej më i rëndë dhe do të dënohej me 12 vjet burg. /Telegrafi/

 

Exit mobile version