Telegrafi

Alvaro Morata që në start ka treguar se është gati të kthehet si lojtar kryesor te Atletico Madrid

Dy vjet më parë, Alvaro Morata vendosi që nuk donte të luante më për Atletico Madridin.

Ai e kuptoi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzig se prania e Diego Costa ishte e mjaftueshme për ta zbritur atë në renditje në preferencat e Diego Simeones.

Kjo është arsyeja pse, muaj më vonë, ai u strehua te Juventusi i tij i dashur. Megjithatë, historia tani është ndryshe.

Tani që ai është kthyer në Atletico edhe një herë, Morata duhet t’i tregojë Simeones vlerën e tij.

Së pari me një qëndrim të jashtëzakonshëm në ndeshjet parasezonale, dhe më pas me një numër të madh golash. I fundi një dygolësh në ndeshjen hapëse të sezonit kundër Celta Vigos.

Ai nuk kishte shënuar për Atleticon që nga 7 korriku 2020, në Balaidos në barazimin 1-1 kundër Celtas, kur tashmë kishte filluar të dyshonte se popullariteti i tij te trajneri ishte në rënie.

Është e vërtetë që cilësia e asistimit të Joao Felixit ishte e madhe, por fakti është se Morata nuk mendoi dy herë dhe goditi me të parën për të treguar se ai është i gatshëm për Atleticon.

Ishte sulmuesi portugez ai që asistoi edhe golin e tij të dytë në ndeshje dhe Morata e çoi skuadrën e Simeones 2-0 ndaj Celtas.

Morata ka vazhduar të lidhet ose me një rikthim në Juventus ose ndoshta me një tjetër periudhë në Ligën Premier, këtë herë me Manchester United, por sipas formës së tij, qëndrrimi te Atletico është rritur shumë. /Telegrafi/