Telegrafi

Alvaro Morata mungon deri në gjashtë javë te Atletico Madridi

Alvaro Morata do të mbetet jashtë fushave për gjashtë javë shkaku i lëndimit që ka pësuar në muskuj.

Sulmuesi spanjolli shënoi golin e tretë për Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit në raundin e tetë të finales.

Sipas asaj që raporton El Desmarque, Morata ka pësuar lëndim në minutat e fundit të takimit dhe ai do të jetë jashtë fushës për gjashtë javë.

Ish-anëtari i Real Madridit ishte pushuar nga Diego Simeone që nuk dëshironte të startonte me të nga fillimi ndaj The Reds, mirëpo që pësoi lëndim në vazhdime.

Lexo po ashtu Morata dëshiron ta shmang Juventusin në Ligën e Kampionëve

Morata do të ketë dy javë mungesë në La Liga, shkaku që kampionati nuk rifillon deri më 4 prill shkaku i coronavirusit.

Atletico Madridi po ashtu ka njoftuar se të gjitha aktivitet në klub janë suspenduar shkaku i Covid-19. /Telegrafi/