Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Enis Alushi pritet përsëri të ndërroi skuadër.
Llapjani iu bashkua Nurnbergut në verë nga St Pauli, mirëpo pas një problemi në klub ai nuk bënë pjesë në listën e lojtarëve.
Nurnberg e ka dënuar lojtarin pasi ai vendosi të luaj për Kosovën edhe pse kishte kaluar një lëndim të rëndë.
Kësisoj pas asaj ndeshje, Alushi nuk ka luajtur fare më për skuadrën e tij dhe tani ka kërkuar largimin.
E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në Bundesliga 2, pasi parashikohet një rikthim i tij në St Pauli. /Telegrafi/