Agjenti i Milot Rashica, Altin Lala, ka zbuluar se ka zhvilluar bisedime me disa klube që janë të interesuara për yllin e Werder Bremenit.
Ish futbollisti i Kombëtares Shqiptare, që është agjent i Rashicës, nuk ka preferuar të jap emra se me cilat klube është takuar.
“Ka palë të interesuara dhe ka pasur bisedime. Më duhet të përgatitem për të gjitha skenarët”.
“Unë nuk po përmend ndonjë emër”, ka thënë Lala për Weser-Kurier.
23-vjeçari, i cili është nën kontratë deri në vitin 2022 me Werderin, ka qenë i lidhur me klube të ndryshme, duke përfshirë Borussia Dortmund, Bayern München, Schalke 04, Crystal Palace dhe Aston Villa.
Rashica ka luajtur 20 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 10 gola, duke dhënë edhe katër asistime.
Situata ekonomike e Werderit, është e varur nga shitjet e disa lojtarëve dhe ylli shqiptar në verë mund të largohet.
Vlera e Milot Rashicës sipas “Transfermarkt” është 35 milionë euro. /Telegrafi/