Talenti i ri kosovar, Altin Bytyqi, po tërheqë interesim nga klube të mëdha evropiane.
Telegrafi ka mësuar se i riu nga Prizreni tashmë gjendet në Turqi ku po zhvillon provat për Galatasarayn.
Ai po ashtu po kërkohet nga klubi i madh kroat, Dinamo Zagreb, ku interesimi mund të shtohet pas provave te Galatasaray.
Bytyqi aktualisht është kapiten i të rinjve të kampionit të Shqipërisë, Kukësit.
Ndryshe, Bytyqi njihet për kualitetet e tij defensive.
Ai konsiderohet nga shumë ekspertë si mbrojtësi i të ardhmes në përfaqësueses së Kosovës me të ardhme në Evropë dhe po ashtu konsiderohet si Varane shqiptar. /Telegrafi/