Site icon Telegrafi

Alpinisti nga Mitrovica ngjitet në majën afro 5 mijë metra të lartë në Francë

Alpinisti nga Mitrovica, Festim Ferati i njohur me nofkën “Leci”, ka arritur të ngjitet në majën Mont Blanc, e cila gjendet në Francë, në lartësi prej 4 mijë e 810 metra.

“Mont Blanc 4810 m, një ndër ekspeditat më të veçanta të jetës sime”, ka thënë Ferati, shkruan Telegrafi.

Ai ka thënë se kjo është një eskperiencë që do të mbetet gjatë në mendjen e tij.

Alpinisti mitrovicas ka falënderuar familjen dhe shoqërinë për mbështetjen.

“Shihemi në ekspeditën e radhës”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version