Telegrafi

Alphonso Davies i pandalshëm: Thyen rekordin e shpejtësisë në Bundesligë

Foto: Goal.Com/Getty Images

Alphonso Davies po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave, shkaku i shpejtësisë tij, derisa sonte ka thyer rekord në Bundesligë.

Mbrojtësi kanadez është duke u zhvilluar shumë te Bayern Munichu, falë shpejtësisë së tij të mahnitshme.

Davies ishte njëri ndër yjet e Baverezëve në fitoren kundër Borussia Dortmundit më 26 maj, e që aty u bë diferenca për titull.

Lexo po ashtu Bayern Munich shpallet kampion i Bundesligës për të tetën herë me radhë - pas fitores ndaj Werder Bremenit

Në atë ditë, mbrojtësi i majtë kishte vrapuar me një shpejtësi të madhe për të zënë Erling Haalandin që po shkonte në drejtim të portës së Bayernit, me Romelu Lukakun e Declan Ricen që postuan në lidhje me vrapimin e tij.

Pas ndeshjes, Thomas Muller e kishte quajtur bashkëlojtarin e tij “Vrapuesi i rrugës i FC Bayern”.

Lexo po ashtu Werder Bremen 0-1 Bayern Munich, nota e Milot Rashicës dhe të tjerëve

Kanadezi e bëri një gjë të tillë edhe sonte kundër Werder Bremenit, aty ku Bayerni u shpallë kampion për të tetën herë me radhë dhe titulli i 30-të në histori, pas fitores 1-0.

Davies arriti të vraponte në pjesën e parë me një shpejtësi 36.51 km/h, mirëpo në të dytën u përjashtua nga loja shkaku i dy kartonëve të verdhë.

Lojtari iu bashkua Bayern Munichut në vitin 2018 nga Vancouver Whitecaps, derisa ka bërë në total 42 paraqitje për Bayernin. /Telegrafi/