Bayern Munich është tronditur nga lajmi se Alphonso Davies do të mungojë për një kohë pasi një inflamacion të zemrës.
Julian Nagelsmann konfirmoi të premten se reprezentuesi kanadez ka ndërprerë stërvitjen si pasojë e asaj që konsiderohet si një ‘inflamacion i lehtë’.
The Athletic shkruan se Davies po i nënshtrohej kontrolleve rutinë mjekësore pasi u shërua nga COVID-19 në fillim të janarit kur u zbulua çështja.
Alphonso Davies has temporarily stopped training after being diagnosed with mild myocarditis, an inflammation of the heart muscle.
Come back stronger, Phonzie! ?❤️ pic.twitter.com/dE8rSk5xOp
— ESPN FC (@ESPNFC) January 14, 2022
Ndërsa njihet si miokarditi në profesionin mjekësor, një inflamacion i zemrës mund të jetë potencialisht fatal nëse nuk ka kujdesin dhe monitorimin, veçanërisht tek sportistët.
Davies do të humbasë javë të tëra në stërvitje pasi ai po monitorohet vazhdimisht nga mjekët dhe ekipi mjekësor i Bayern Munichut.
“Ai ka ndërprerë stërvitjen tani për tani, kështu që nuk do të jetë i disponueshëm për ne për javët e ardhshme”.
🎙️ More on @AlphonsoDavies: "This myocarditis isn't too dramatic based on the ultrasound, but more simply signs of an inflammation. Nevertheless, it needs to heal and that will no doubt take some time."
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) January 14, 2022
“Gjatë ekzaminimeve tona pasuese me lojtarët që kanë pasur COVID-19, zbuluan shenja të një miokarditi të lehtë”.
“Ajo duhet të shërohet dhe kjo pa dyshim do të marrë pak kohë”, ka thënë Nagelsmann në konferencë për shtyp./Telegrafi/