Telegrafi

Alphonso Davies emëron top pesë mbrojtësit më të mirë në futboll

Alphonso Davies ka kaluar nëpër një sezon magjik te Bayern Munichu, duke u renditur si njëri ndër më të mirët në pozitën e tij.

Mbrojtësi nuk ka nguruar që të emërojë pesë mbrojtësit më të mirë që janë aktualisht në botë sipas tij, përfshirë këtu edhe vetën.

“Achraf Hakimi është njëri prej tyre. Më pëlqen shumë edhe Benjamin Pavard, mënyra se si shënon dhe asiston në gola, është e mrekullueshme”, ka thënë Davies.

Bukayo Saka dhe Trent Alexander-Arnold

“Trent Alexander-Arnold është në listë po ashtu, por edhe Bukay Sako i Arsenalit është një lojtar i mirë”.

“Nuk do të përjashtoja as vetën nga kjo listë (qesh). Jam i lumtur me paraqitjet e mija dhe që kam mundur të ndihmojë skuadrën”, ka shtuar më tej ai.

Davies është duke u kërkuar nga shumë skuadra evropiane, por Bayern Munich vështirë se mund të lejojë largimin e tij. /Telegrafi/