Site icon Telegrafi

Alphonso Davies bëhet kanadezi i parë që e fiton Ligën e Kampionëve

Alphonso Davies (Foto: Matt Childs/Pool via Getty Images/Guliver)

Alphonso Davies është bërë kanadezi i parë që arrin të fitojë Ligën e Kmapionëve.

Bayern Munich fitoi 1-0 kundër Paris Saint-Germainit në finale me golin e vetëm të shënuar nga Kingsley Coman.

Lexo po ashtu Historia emocionuese e Alphonso Davies: Lindja e një ylli në një kamp refugjatësh dhe mbijetesa në në varfëri të skajshme

Davies edhe pse me prejardhja nga Liberia, i lindur në një kamp refugjatësh në Ganë, kishte shkuar ilegalisht me familje në Kanadë.

Mbrojtësi i krahut arriti të bënte histori në finalen e garës më të madhe për klube në Evropë, pasi në fund e mori trofeun në duar.

Lexo po ashtu Kur të gjithë po flasin për Alphonso Davies – Di Maria e ktheu ‘me këmbë në tokë’

Pas paraqitjeve brilante në këtë edicion, mundi i tij u shpërblye, pasi arriti të fitonte tripletën.

Bundesliga, DFB Pokal dhe Liga e Kampionëve ishin në duart e tij në edicionin 2019/20, një sukses i madh për të. /Telegrafi/

Exit mobile version