Telegrafi

Alphabet (Google) tani është kompania më e vlefshme në botë

Dje Alphabet prezantoi rezultatet e tyre financiare, dhe ajo theu rekordet e mëparshme me të ardhura për tremujorin e katërt të cilat kanë arritur në 21.3 miliardë dollar, ndërkaq të ardhurat për aksion arritën vlerën prej 8,67 dollarë.

Alphabet tani ka një kapital të tregut prej 558 miliard dollarëve, kjo e bën kompaninë mëmë të Google si kompaninë më e vlefshme në botë.

Apple ishte më parë në vendin e parë me kapital të tregut që arrinte në 535 miliard dollarë.

Google shënoi një rritje në të ardhurat për tremujorin e katërt në vlerën prej 18% gjatë vitit të kaluar.