Telegrafi

Alonso tregon skuadrën ku dëshiron të përfundoj karrierën

Xabi Alonso ka folur për herë të parë rreth përfundimit të karrierës.

Mesfushori spanjoll ka deklaruar se gjiganti bavarez pritet të jetë skuadra e tij e fundit në karrierë, por nuk mendon të pensionohet pas këtij sezoni.

“Mendoj se Bayerni do të jetë klubi im i fundit”, ka deklaruar Alonso për Marca, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Barton e pranon se e kishte lënduar me qëllim Alonson, pasi i vodhi transferimin te Liverpooli (Foto/Video)

“Teksa mendja dhe trupi mund të më mbajnë, unë dua që të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë”.

“Nuk mendoj se ka është një hap tjetër për mua në nivele të larta në futboll. Unë do të shkoja në Itali, por nuk ka kohë për të dhënë më nga vetja ime”, përfundoi spanjoll. /Telegrafi/