Telegrafi

Alonso tejkalon Schumacherin dhe vendosi rekord të ri në Formula 1

Piloti spanjoll i Formula 1, Fernando Alonso vendosi një rekord të ri, pasi kaloi ish-rivalin e tij Michael Schumacher për kohë gjatësinë në pistat e këtyre garave.

Alonso u bë piloti me më shumë paraqitje në Formula 1 pasi ishte prezent në garën për Grand Prix të Azerbajxhanit të dielën në rrugët e Bakus.

Spanjolli 40 vjeç është ende i shkëlqyer dhe shumë konkurrues në makinën e tij Alipne.

Alonso ka garuar për më shumë se 20 vjet dhe pas një fundjave garash në Azerbajxhan, domethënë kualifikimit për garën e së shtunës së shkuar, ai u bë shoferi më jetëgjatë në historinë e Formula 1.

Ai theu kështu rekordin e Schumacherit prej 21 vitesh e tre muajsh, ndërsa Alonso ishte i pranishëm në “cirkun më të shpejtë në botë” për 21 vjet, tre muaj e tetë ditë.

Lexo po ashtu Verstappen fitues në Azerbajxhan, Ferrari pëson debakël

Është interesante që asnjë pilot aktual përveç Alonsos nuk është në Top 10 kur bëhet fjalë për listën e atyre me mandatin më të gjatë në Formula 1.

Vetëm Lewis Hamilton është afër t’i bashkohet kësaj kompanie të zgjedhur.

Kujtojmë, Alonso e përfundoi garën e së dielës në Azerbajxhan në vendin e shtatë dhe aktualisht është i 11-ti në renditjen e pilotëve me 16 pikë. /Telegrafi/