Site icon Telegrafi

Alonso në dyshim për garën e Kinës

Fernando Alonso thotë se nuk e di nëse do të jetë në gjendje të garojë në fundjavë në Garën për Çmimin e Madh të Kinës.

Piloti i McLarenit mungoi në garën e Bahrainit, pasi kishte një bri të thyer, si pasojë e aksidentit në Australi.

“Derisa të marr dritën e gjelbër nga mjekët për të garuar, nuk mund të paramendojmë asgjë”, ka thënë spanjolli.

34-vjeçari do të ekzaminohet nga mjekët e FIA-s ditën e enjte dhe do të merret vendimi nëse mund të garojë në fundjavë. /Telegrafi/

Exit mobile version