Site icon Telegrafi

Alonso: Iniesta është idhull për të gjithë

Xabi Alonso beson se Andres Iniesta mund të bëjë gjithçka që ai dëshiron në futboll pasi e fitoi Kupën e Botës për Spanjën në vitin 2010.

Iniesta ishte golashënuesi në vazhdimet e ndeshjes që u zhvillua në Afrikën e Jugut dhe që e konkludoi një fitore historike për Spanjën.

Në një ndeshje të ngushtë ndaj Holandës në vitin 2010, ishte goli i Iniestas ai që e shpalli Spanjën kampione për herë të parë.

“Andres mund të bëjë çka të ketë dëshirë, Andres është një idhull për të gjithë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga kombëtarja e Spanjës

“Unë jam falënderues që kam pasur rastin ta tagoj atë për atë që ai na ka dhënë neve”.

“Ai mund të bëjë gjithçka që dëshiron. Ai do të ketë admirimin e të gjithëve”, deklaroi Alonso.

Spanja takohet me Tunizinë të shtunën në miqësoren e fundit para fillimit të aventurës në Botëror ndaj Portugalisë në Sochi më 15 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version