Pasi zyrtarizoi tërheqjen nga futbolli i luajtur, Xabi Alonso e sheh të ardhmen e tij sërish në këtë sport, por tashmë në rolin e trajnerit, megjithëse e pranon se është e vështirë.
Ai ka folur në një konferencë për shtyp për vendimin që ka marrë.
“Do ta kujtoj gjithmonë me nostalgji që kam qenë pjesë e një klubi legjendar si Bayern Munchen. Mua më pëlqen futbolli dhe gjithmonë më kanë pëlqyer ato klube që përfaqësojnë aristokracinë e futbollit evropian. Bayerni është një prej tyre”.
“Ancelotti? Kam mësuar shumë nga ai, dua t’i uroj më të mirat Carlos dhe shpresoj që këtë vit të fitojmë Ligën e Kampionëve, së bashku. Për sa i përket të ardhmes pasi të tërhiqem nga futbolli, nuk mund ta them me siguri që do bëhem trajner, por ku i dihet”.
“Duhet ta mendoj këtë gjë dhe të përgatitem mirë pasi të jesh trajner i suksesshëm nuk është e thjeshtë”.
I trishtuar për lamtumirën e parakohshme të një futbollisti tek i cili ai beson ende shumë dhe është i bindur se i ka mundësitë për ta ndihumar Bayern-in edhe në të ardhmen.
Për Carlo Ancelottin, Xabi Alonso është një nga ata lojtarë që nuk mund të harrohet lehtë.
“Më duhet të respektoj vendimin e tij. Do të humbasim një futbollist fantastik. Jam shumë i lumtur që e kam stërvitur dhe vazhdoj ta stërvit Xabi Alonson”.
“Është një njeri i mrekullueshëm dhe një futbollist i shkëlqyer. Do të punoj edhe tre muaj me të dhe shpresoj që edhe në nder të Alonsos të fitojmë sa më shumë trofe në këtë sezon”, theksoi Carlo Ancelotti.