Site icon Telegrafi

Alonso dëshiron të rikthehet në Formula 1

Red Bull ka konfirmuar se ngasësi spanjoll, Fernando Alonso është gati të kthehet në Formula 1 sezonin e ardhshëm.

Kampioni i dyfishtë botëror u larguam nga gara më e shpejtë në botë për vetura gjatë vitit të kaluar dhe po provon aventura të tjera të garave, por ai e informoi Red Bullin se ishte i gatshëm të kthehej në Formula 1.

“Përfaqësuesit e Alonsos na kanë informuar se është në dispozicion, por Alonso për Hondën është diçka e pamundur”, tha për Motorsport.com, këshilltari i Red Bullit, Helmut Marko.

Alonso nuk ka gjasa të kthehet në McLaren si një shofer, pas ngjarjes në sezonin e tij të fundit, kryesisht për shkak të mungesës së konkurrencës së motorit Honda.

Spanjolli ndjek nga afër situatën e Sebastian Vettelit dhe mund të kthehet në Ferrari nëse gjermani largohen nga skuadra në fund të sezonit.

Ndryshe, Leiws Hamilton edhe këtë sezon është i pa kompromis duke qenë i pari në renditjen tabelore të garave. /Telegrafi/

Exit mobile version