Telegrafi

Almir Kryeziu: Në Kazakistan do të shkojmë për fitore

Almir Kryeziu ka thënë se Ballkanit i ka munguar sonte fati kundër Astanas.

Skuadra nga Suhareka pësoi humbje 2-1 në “Fadil Vokrri”, por që zhvilloi një ndeshje të mirë.

“Bëmë një ndeshje të mirë dhe krijuam shumë raste, por fati na mungoi”, ka thënë anësori për Art Sport pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Ilir Daja thotë se nuk ka nevojë ta ulin kokën pas humbjes nga Astana

“Duhet pranuar se përball kishim një kundërshtar të fortë dhe nuk ishte lehtë. Mirëpo, mungesa e fatit na penalizoi me këtë humbje”.

“Kemi qenë të motivuar për Astanan edhe pse e kemi ditur se do të jetë vështirë. Iu qasem me seriozitetin më të madh, por nuk kishim fat”.

“Në Kazakistan do të shkojmë për fitore”, ka paralajmëruar Kryeziu, i cili asistoi në golin e shënuar nga Edvin Kuç. /Telegrafi/