Yunus Social Business mundëson pjesëmarrjen për Startup-et e reja në AllWeb, Konferencën e Parë të Marketingut Dixhital në Tiranë.
Si pjesë e misionit të saj për të fuqizuar sipërmarrjet e reja me një impakt social, Yunus Social Business ka lidhur partneritetin e saj me AllWeb Albania – Konferencën e Parë të Marketingut Dixhital në Tiranë.
Komunikimi dixhital dhe kjo epokë e re që po sjell risi teknologjike marramendëse po zhdukin pengesat e kufijve territorialë. Tashmë nuk ka rëndësi në cilin cep të botës gjendesh. Kudo që ti ndodhesh mund të punosh, të krijosh sipërmarrjen tënde duke ofruar alternativa zgjidhjeje që i shërbejnë një komuniteti më të madh se vendi ku jeton.
Sipërmarrjet Startup po zhvillohen me ritëm të shpejtë dhe zgjidhjet dixhitale janë në fokus të këtij evolucioni teknologjik.
Yunus Social Business do të ofrojë mbështetje për të gjithë sipërmarrjet e reja startup në Shqipëri, të cilat kanë një impakt social, 10 Bileta FALAS për të marrë pjesë në Konferencën AllWeb.
Për të përfituar mundësinë e Biletave FALAS, aplikantët që kanë një sipërmarrje startup me impakt social duhet të aplikojnë në linkun: https://goo.gl/forms/COnvdO2diMUWEm4p2
Kjo Konferencë organizohet në datë 20 Tetor, nga ora 09:00 – 18:00, tek Tirana Business Park dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.
Aplikimet janë të hapura deri më datë 16 Tetor në mesnatë dhe të përzgjedhurit do të njoftohen më datë 18 Tetor.
Kriteret e përzgjedhjes janë:
mosha deri në 30 vjeç;
startupi ka ose synon prodhimin e një impakti të rëndësishëm pozitiv tek nje grup i popullsisë/komuniteti në Shqipëri;
startupet që vijnë apo veprojnë në zonat/rrethet jashtë Tiranës kanë preferencë (por ky nuk është kusht skualifikues)
JE NJË STARTUP DHE PO PUNON PËR ZGJIDHJE ME IMPAKT SOCIAL?
APLIKO KËTU PËR BILETËN FALAS!