Site icon Telegrafi

AllWeb Albania 2017 mirëpret folësin Robert Petkovic

Robert Petkovic është folësi i fundit në këtë edicion të dytë të Konferencës së Marketingut Dixhital AllWeb Albania 2017.

Robert është një profesionist i internetit me eksperiencë të gjerë në të gjitha aspektet që nga zhvillimi, analiza, lançimi dhe optimizimi i faqeve të internetit. Me më shumë se 20 vjet eksperiencë në fushën e dixhitalizimit, ai u zhvendos nga krijimi i faqeve të internetit në Menaxhimin e Projekteve dhe avancimin e teknikave të Google Analytics.

Për 10 vitet e fundit ai njihet si një nga analistët më të shquar në rajon. Për momentin ai është një analist website-sh për faqet e internetit të Bruketa & Žinić & Grey dhe një nga specialistët e pakët në rajonin e Ballkanit që përdor Analytics çdo ditë në linjën e tij të punës, duke bashkëpunuar me ekspertët kryesorë botërorë në fushën e web analytics.

Fokusi i tij i tanishëm profesional është implementimi i avancuar i Google Analytics duke përdorur Tag Manager, Conversion optimization, A/B testing, Behavioral marketing, integrimin online-offline dhe SEO që i bën faqet e internetit më efikase.

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.

Ky është viti i dytë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

 

Exit mobile version