Site icon Telegrafi

Allu rikthehet me ekipin e ri të CS:GO JANO

(Foto: HLTV)

Dy lojtarët finlandez Aleksi “⁠allu⁠” Jalli dhe Slaava “⁠Twista⁠”Rasanen, kanë bashkuar forcat për të krijuar ekipin e ri JANO.

Ish lojtari i ekipit HAVU Olli “sLowi” Pitkanen dhe 17 vjeçari Otto ‘ottob’ Virtanen gjithashtu janë rekrutuar për të përfunduar projektin e ri, i cili udhëhiqet nga ish- kapiteni i ekipit SJ, Tony ‘arvid’ Niemela.

Ekipi i ri pritet të garojë në turneun Assembly Summer 2022, në Helsinki, Finlandë, ku do të përballen me një pjesë të ekipeve të vendit, siç janë KOVA, HAVU, dhe ENCE Academy.

Trajneri i ekipit Twista u shpreh për HLTV: “Ne duam të shohim paraqitje të ngjashme nga lojtarët siç shihet në praktika. Nëse mund të arrijmë atë nivel në Verën e Asamblesë 2022, ne jemi të kënaqur”.

JANO do të garojë me formacionin e mëposhtëm:

Aleksi “⁠allu⁠” Jalli

Lasse “⁠ZOREE” Uronen

Tony “⁠arvid⁠” Niemela

Olli “⁠sLowi⁠” Pitkanen

Otto “⁠ottob” Virtanen

Slaava “Twista⁠” Rasanen (trajner)

/Telegrafi/

Exit mobile version