Kampionati anglez, Liga Premier ka zgjedhur futbollistin më të mirë për muajin janar.
Është mesfushori anglez, Dele Alli, i cili është zgjedhur si futbollisti më i mirë për muajin e parë të vitit 2017.
Ky çmim ishte shumë i merituar për yllin e Tottenhamit, pasi vetëm në muajin janar ka kontribuar në skuadër me pesë gola të shënuara.
Alli në këtë garë mposhti bashkëlojtarin e tij, Harry Kane, Seamus Coleman e Evertonit, sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez dhe Gylfi Sigurdsson e Sëanseas. /Telegrafi/