Telegrafi

Allardyce i lumtur me detyrën e re

Seleksionuesi i ri i Anglisë, Sam Allardyce, beson se është koha e duhur në karrierë për të pranuar atë punë që e quan si të pamundur, shkruan Reuters.

Allardyce që do të mbajë konferencën e parë për media të hënën (sot), është larguar nga skuadra e Ligës Premier së Anglisë, Sunderland për të pranuar postin e seleksionuesit të Anglisë.

Ai ka zëvendësuar Roy Hodgsonin, që është larguar pas zhgënjimit të Anglisë në Evropianin 2016, përcjell Koha Ditore.

“Nuk  dua të shpenzoj shumë kohë duke folur për të kaluarën. Mendoj për të ardhmen”.

Allardyce 61-vjeçar ishte zhgënjyer që nuk ishte përfillur fare për postin e seleksionuesit të Anglisë në vitin 2006, pasi ishte intervistuar para se të emërohej atëbotë Steve McClareni në këtë post.

Dhjetë vite më vonë ai është i bindur se një dekadë ekstra në menaxhim do të jetë mjaft me përfitim për të marrë postin e ri që vjen me pritje të mëdha dhe me presion të madh.