Site icon Telegrafi

Allardyce dëshiron tre pikët në ndeshjen e tij të parë me Anglinë

Sam Allardyce ka folur rreth takimit të nesërm që Anglia e zhvillon ndaj Sllovakisë.

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’, ndeshje kjo që do të jetë edhe debutim për trajnerin e ri, Sam Allerdyce, i cili shprehet se të gjithë janë gati për këta takim.

“Ndeshja me Sllovakinë do të jetë shumë e fortë. Ne kemi nevojë për solidaritet mbrojtës dhe pastaj të luajmë lojën tonë”, deklaroi fillimisht Allardyce.

Lexo po ashtu Allerdyce publikon listën e tij të parë si trajneri i Anglisë

“Unë mendoj se do të jem i shqetësuar, por sapo të fillon loja, unë do të përqendrohem në këtë ndeshje”.

“Forma e ekipit mund të ndryshojë gjatë gjithë 90 minutave. Ata janë mjaft të mirë për të qenë fleksibël, por ne e kemi përgatitur sfidën mirë dhe i duam 3 pikët”, përfundoi trajneri i Anglisë. /Telegrafi/

Exit mobile version