Allan beson se do të qëndrojë te Napoli, duke i dhënë fund spekulimeve për një kalim te Paris Saint-Germain.
Për Allan tash e një kohë është i lidhur me PSG-në, por në intervistë për Sport Mediaset ka shprehur dashurinë për fanellën e kaltër.
“Shpresoj të mbetem këtu”.
“Duhet t’i mbajmë sytë në kundërshtarët tanë, tani jemi duke menduar për Romën që t’i marrim tri pikë”.
“Nuk e di se kush është favorit në Ligën e Evropës. Arsenali dhe Chelsea janë klubet të mëdha, sikurse të tjerat në këtë garë. E dimë çfarë duhet të bëjmë, jemi të fokusuar”.
“Nëse takohemi me ekipin e Sarri, do të jemi të gatshëm të luftojmë”, deklaroi braziliani. /Telegrafi/