Telegrafi

Alkooli shkaktar i një nga 25 vdekje

Revista “Lancet” njofton se po ashtu ndikimi negativ i alkoolit është më i shprehur te shtresat e varfra.

Ndërkohë në Evropë llogaritet se çdo e dhjeta vdekje është pasojë e alkoolit, për shkak të konsumimit shumë më të madh të tij.

Situata është më e rëndë në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik ku alkooli është shkaktar i një nga shtatë vdekjeve.

Përgjithësisht, meshkujt janë pesë herë më të rrezikuar të vdesin si pasojë e konsumimit të sasisë më të madhe të alkoolit.

Ndërsa sëmundjet që vijnë si pasojë e konsumimit të alkoolit paraqiten shumë më shpesh te të rinjtë sesa te moshat e pjekura.

Si pasojë e konsumimit të alkoolit paraqiten sëmundjet e mëlçisë, ndërsa në shkallë më të ulët mund të zhvillohet kanceri, depresioni dhe goditja në tru.