Gjatë një studimi, ekspertët britanikë kanë analizuar ndikimin e alkoolit, kokainës, heroinës, ekstazit dhe marihuanës, në bazë të efektit shkatërrues në organizmin e konsumuesit, por edhe të shoqërisë në përgjithësi.
Heroina, kokaina dhe metamfetamina konsiderohen si droga më vdekjeprurëse për individët, por nëse merret parasysh ndikimi në shoqëri, alkooli është më i dëmshëm, kurse pas tij vijnë heroina dhe kokaina.
Në vlerësimin si më të rrezikshme (me pikë prej 0-100), alkooli prin me 72 pikë, pason heroina me 55 pikë, pastaj kokaina me 54 pikë, ndërkohë që marihuana gjendet shumë më poshtë.
Ekspertët thonë se alkooli gjendet në vend të parë, pasi që përdoret më shumë dhe ka pasoja të shumta, jo vetëm tek alkoolistët, por edhe te shumë njerëz rreth tyre.
Kur teprohet me konsumimin, alkooli dëmton thuajse të gjitha organet. Po ashtu, shumë vepra kriminale janë të lidhura me alkoolin, sesa me ndonjë drogë tjetër. /Telegrafi/