Telegrafi

Alkooli, duhani e obeziteti po “vrasin” shqiptarët

Studimi i parë demografik mbi situatën shëndetësore ka përfunduar analizën e të dhënave dhe publikimi i tyre do të bëhet më 15 mars. Projekti i madh i financuar nga UNICEF e USAID u krye nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Instituti i Statistikave në Shqipëri.

Studimi i madh demografik u krye në periudhën e viteve 28 tetor 2008 dhe përfundoi më 26 prill të vitit 2009.

Për mbledhjen e të dhënave u intervistuan 9 mijë persona në shtëpi, gra e burra nga mosha 15 deri në 49 vjeç.

Sipas studimit, shqiptarët, meshkuj e femra kanë rritur dozat e alkoolit dhe duhanit, kanë shtuar sjelljet e riskut duke u prekur nga sëmundjet seksuale të transmetueshme si pasojë e lidhjeve jashtë martesore, është rritur përqindja e të sëmurëve nga hipertension, si dhe mbetet shqetësuese vdekshmëria foshnjore në zonat rurale.

Të dhënat e studimit më të fundit në Shqipëri që i përket viteve 2008-2009, treguan se Niveli i duhanpirjes tek gratë është në moshat 2-24 vjeç (7 për qind), ndërsa te mosha 25-29 vjeç (10 për qind).

Në mesin e burrave, përqindja e duhanpirjes rritet dhe arrin pikun në 56 për qind në moshat 30-34 vjeç.

Duhanpirja te gratë është përqendruar shumë në duhanpirëset femra që jetojnë në kryeqytet 14 për qind, gratë me arsim të lartë 15 për qind dhe gratë me stad të lartë ekonomik 12 për qind.

Studimi tregon shifra të larta për sa i takon konsumit të alkoolit si tek meshkujt dhe tek gratë.

Sipas tij, një në 3 gra ose (32 për qind ), ose 2 në 3 burra ose 65 për qind raportojnë se konsumojnë alkool dhe ata që konsumojnë shumë alkool në 12 muaj janë 30 për qind e grave dhe 63 për qind.

Më pak se 1 për qind e grave dhe 16 për qind e burrave pinë alkool deri në 5 ditë në javë.

Në lidhje me hipertensionin, raporti për 2008-2009, thotë se 20 për qind e grave dhe 28 për qind e burrave në Shqipëri vuajnë nga hipertensioni. /NOA/