Telegrafi

Alkooli dëmton trurin te të rinjtë

Studim i botuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave “PNAS”, tregon se një person në qoftë se konsumon sasi të konsiderueshme alkooli gjatë një viti, dëmton seriozisht trurin e tij dhe kjo për sa i përket memories dhe orientimit.

Numri i të rinjve që konsumojnë alkool edhe në Kosovë është në rritje, duke qenë se ata e konsiderojnë këtë si një ‘domosdoshmëri’ që sjell deri te argëtimi dhe kënaqësia. /noa/telegrafi/