Telegrafi

Alisson kërkon fitore në derbi: Roma është për ‘Scudetto’

ROME, ITALY - NOVEMBER 24: AS Roma goalkeeper Allison Becker gestures during the UEFA Europa League match between AS Roma and FC Viktoria Plzen at Olimpico Stadium on November 24, 2016 in Rome. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Kryeqyteti italian Roma do të jetë nikoqire e derbit të qytetit që ndryshe njihet si ‘Derby Della Capitale’.

Si rrallë herë më parë, Roma dhe Lazio do të ndeshen njëra me tjetrën të dyja në formë të lartë.

‘Giallorosët’ janë në pozitën e pestë në tabelë me 27 pikë të tubuara një më pak se Lazio në pozitën e katërt.

E portieri i Romës që do të jetë vendase në këtë takim, braziliani Alisson Becker kërkon fitore në derbi.

“Derbi është shumë i rëndësishëm për ta fituar. Mund të them se jemi në rrugën e duhur këtë edicion”.

“Kemi mbrojtjen më të mirë në kampionat dhe ne po vazhdojmë të luajmë si grup i bashkuar”.

“Ndaj Lazios kërkojmë vetëm fitore për të vazhduar në mënyrë perfekte në Serie A dhe besoj se do t’i marrim tri pikët”, ka deklaruar Alisson.

Krejt në fund, portieri brazilian ka deklaruar se Roma mund të arrijë edhe ‘Scudetton’, këtë vit.

“Mund të marrim Scudetton këtë vit, kemi gjithçka që i duhet një skuadrës së madhe”, ka thënë braziliani. /Telegrafi/