Telegrafi

Alisson: Jam portieri i Romës

Portieri i Internacional, Alisson Becker e ka pranuar se ka një marrëveshje me Romën që të jetë portieri i tyre sezonin e ardhshëm.

23 vjeçari i skadon kontrata në nëntor dhe ai do të jetë i lirë të bashkohet me Giallorossët.

“Situata është e çartë, por më duhet të mendojë për skuadrën ku jam edhe kapiten”.

“Vetëm presidenti mund të flas, por është e vërtet që unë tashmë kam një marrëveshje për sezonin e ardhshëm”.

“Deri tani nuk ka një datë të saktë, por do të jem me Internacionalin deri në fund”, ka thënë Alisson. /Telegrafi/