Telegrafi

Aligatori bie nga kati i njëzet i një banese në Kinë – shpëton për mrekulli

Një aligator ra nga ballkoni i një apartamenti që gjendej në katin e njëzet për t’i shpëtuar gatimit dhe ngrënies.

Pamjet e CCTV tregojnë aligatorin të gjatë një metër që bie nga një ndërtesë shumëkatëshe në Shenzhen, Kinën jugore.

Për mrekulli, ai ra mbi tendën e një dyqani që do të thotë se ishte në gjendje të mbijetonte, raporton metro.co.uk.

Pronarët e dyqanit treguan se kishin dëgjuar një zhurmë të madhe dhe nxituan jashtë, por u befasuan nga pamja e një aligatori të gjallë që ishte shtrirë para tyre.

Aligatori është marrë në paraburgim nga policia dhe departamenti lokal i peshkimit po kryen një hetim për këtë çështje.

Menaxhmenti i ndërtesës tani po kërkon çdo kafshë tjetër potencialisht të rrezikshme që mbahen brenda ambienteve. /Telegrafi/