Telegrafi

Alibaba regjistrohet në berzën amerikane, për një shumë rekorde

Nëse kjo shumë arrihet, atëherë Alibaba do të jetë IPO-ja me vlerën më të madhe, pas rrjetit social Facebook.

Alibaba u themelua në vitin 1999 nga një ish-mësues i çuditshëm i gjuhës angleze me emrin Jack Ma, për tu bërë më pas kompania më e madhe e Kinës për tregtinë elektronike. Kompania kryesisht përbëhet nga dy faqet e mëdha të internetit: Taobao, e cila filloi në vitin 2003 për të konkurruar me eBay në Kinë, dhe Taobao Mall (ose Tmall), një faqe për blerje online.

Alibaba ka gjeneruar 5.5 miliardë dollarë në të ardhura për vitin që përfundon më 31 mars, sipas depozitimit të dokumentacionit të martën. Në vitin 2013, kompania kineze kishte 237 milionë blerës vjetor aktivë, më shumë se gjysma e të cilëve blinin mallra nga telefonat e tyre mobil.

Së fundmi, kompania ka investuar në një gamë të bizneseve, duke përfshirë faqen e shitjeve me pakicë, ShopRunner, aplikacionin e famshëm të mesazheve Tango dhe rrjetin social Weibo, versionin kinez të Twitter. / Telegrafi /