Site icon Telegrafi

Alibaba i interesuar ta blej Yahoonë

Themeluesi dhe CEO i kompanisë Jack Ma konfirmoi gjatë fjalimit në Universitetin Stanford se Alibaba është i interesuar për blerjen e Yahoosë nëse do ta ketë shansin ta bëjë këtë, dhe se për këtë ka biseduar edhe me investitorët tjerë potencial.

Jack Ma thekson se, po të varej vetëm nga ai, Alibaba në tërësi do ta blente Yahoonë e jo vetëm aksionst që Yahoo ka në këtë kompani kineze. Yahoo është pronar i 40 për qind të aksioneve të Alibabas. Edhe pse Yahoo ka publikuar se nuk është në shitje, analistët mendojnë se ekziston mundësia reale që Yahoonë ta blej ndonjë kompani tjetër, përkundër orvatjeve të pasuksesshme të viteve të kaluara.

Për blerje që tani kanë shprehur interesimin fondi Silver Lake Partners, i cili është në kontakt me kompaninë Allen & Co. Këtë të fundit Yahoo e ka angazhuar për ta ndihmuar në përcaktimin e strategjisë afatgjate të afarizmit për vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version