Site icon Telegrafi

Ali Khamenei për sulmet izraelite në Iran: Të mos ekzagjerohen por as të nënvlerësohen

Ayatollah Ali Khamenei ka komentuar sot sulmet e Izraelit, duke thënë se “nuk duhet të ekzagjerohen dhe as të nënvlerësohen”.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, nuk bëri thirrje për hakmarrje në komentet e tij të hartuara me kujdes mbi sulmin e Izraelit ndaj vendit të tij.

“Veprimet e liga të regjimit izraelit dy net më parë nuk duhet të ekzagjerohen dhe as të nënvlerësohen”, tha Khamenei, transmeton Telegrafi.

“Llogaritjet e gabuara të regjimit izraelit duhet të ndërpriten. Është thelbësore që ata të kuptojnë forcën, vullnetin dhe iniciativën e kombit iranian dhe rinisë së tij”, shtoi lideri iranian.

Komentet e tij sugjerojnë se Irani po peshon me kujdes përgjigjen e tij ndaj sulmit. Tashmë, ushtria iraniane ka thënë se një armëpushim në Rripin e Gazës ose Liban tejkalon çdo sulm hakmarrës ndaj Izraelit, megjithëse zyrtarët iranianë gjithashtu kanë thënë se rezervojnë të drejtën për t’u përgjigjur.

Khamenei shtoi se “u takon autoriteteve të përcaktojnë se si të përcjellin fuqinë dhe vullnetin e popullit iranian te regjimi izraelit, dhe të ndërmarrin veprime që i shërbejnë interesave të këtij kombi dhe vendi”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version