Algjeria ka kaluar në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi e ka mposhtur në gjysmëfinale Nigerinë me rezultat 2-1.
Algjerianët kaluan të parët në epërsinë me autogolin e shënuar në minutën e 40-të me anë të William Troost-Ekong, për të shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë me epërsi.
Por, nigerianët u këndellën në pjesën e dytë, duke arritur që t’i barazonin shifrat në 1-1 me anë të Odion Ighalos (73’) që realizoi nga penalltia.
https://www.youtube.com/watch?v=0prxYssPLo0
Kur u mendua se përballja po shkonte në vazhdime, Riyad Mahrez realizoi në minutat shtesë (90’+5), për ta kualifikuar kështu Nigerinë në finale.
Në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, Algjeria do të përballet me Senegalit që e eliminoi Tunizinë pas vazhdimeve (1-0). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PG1ZIf_wDug
https://www.youtube.com/watch?v=ZRafTVhV5nw