Vetëm nëntë muaj pas transferimit të bujshëm nga Arsenali te Manchester United, Aleksis Sanchez mund ta kërkojë largimin nga ‘Old Trafford’.
Mësohet se futbollisti i kombëtares kiliane u ka thënë agjentëve të tij të fillojnë negociatat me klubin për largimin.
Ai madje u ka thënë agjentëve që të gjejnë klube të tjera në kontinentin evropian, që janë të gatshme të paguajnë një shumë të konsiderueshme për 29-vjeçarin.
Goli ndaj Newcastle këtë muaj ishte i pari që Alexis shënonte me fanellën e “Djajve të Kuq” që prej muajit prill.
Statistikat nuk janë duke shkuar në favor të futbollistit nga Amerika e Jugut.
Mediat angleze për formën e dobët ia hedhin aktores Maite Rodriguez, që është ndarë nga lojtari.
Manchester United tani po kërkon ta shesin para se të jetë vonë.
Paga e tij është shumë e lartë (450 mijë funte në javë) ku asnjë klub nuk është i gatshëm t’i paguajë.
Sulmuesi pritet të jetë në formacion të shtunën ndaj Chelseat, ku një gol dhe fitorja do t’i shtonte shpresat që ai të qëndrojë. /Telegrafi/