Telegrafi

Alejandro Garnacho ‘pëlqen’ deklaratën e Ronaldos duke kritikuar Ten Hagun

Cristiano Ronaldo ka deklaruar së fundmi në një intervistë se Erik ten Hag nuk e ‘kupton’ Manchester United dhe, për rrjedhojë, nuk mund t’i udhëheqë ata drejt titullit të Ligës Premier.

Fragmenti u shpërnda nga Fabrizio Romano dhe në Instagram, Alejandro Garnacho e ka ‘pëlqyer’ postimin.

Ronaldo në thelb i kërkoi Ten Hag të kërkonte udhëzime nga ish-lojtarët për të përmirësuar klubin në vazhdim.

Holandezi duket se po kalon në sezonin e fundit e tij te Man United, pasi skuadra nuk ka përmirësim.

Përkundër se ai ka shpenzuar mbi 500 milionë euro në transferime, mbetet ende larg kualiteteve të skuadrave si Manchester City, Arsenal dhe Liverpool. /Telegrafi/