Telegrafi

Aleancë gjigantësh: Facebook partneritet me Walmart

Pas këtij postimi kanë vërshuar komentet e mediave të cilat thonë se Facebook është duke u përgatitur për një partneritet të rëndësishëm me Walmart.

Sipas raporteve mediale, Walmart dhe Facebook pritet të lëshojnë një kumtesë të përbashkët për media, në të cilën thuhet se “Wal-Mart është një partner i rëndësishëm për Facebook, dhe se kjo e fundit është duke shikuar mundësi të thellimit të bashkëpunimit mes palëve”.

Ende është e paqartë se për çfarë lloj bashkëpunimi bëhet fjalë, mirëpo duhet ditur se Walmart është aktualisht reklamuesi më i madh në rrjetin social, si dhe është zinxhiri i dyqaneve i cili tashmë aplikon Facebook Credit – kartelat e shpërblimeve të cilat fitohen në Facebook përmes lojërave të ndryshme, si FarmVille, etj. / Telegrafi /