Telegrafi

Aleanca për sulmet kibernetike

E mbledhur të martën në Londër, kjo aleancë arriti të bashkonte qeveritë, bizneset ndërkombëtare, agjensitë e focimit të ligjeve, përfshi këtu Europol. Në këtë aleancë janë bashkuar edhe kompanitë e anti-virusëve McAfee dhe Trend Micro.

Kjo iniciativë është mirëpritur edhe nga kryeministri britanik David Cameron i cili ka ofruar paraprakisht një shumë prej 950 milion eurosh për të përmirësuar infrastrukturën për mbrojtjen kibernetike.

Fondet e tjera për këtë aleancë, do të vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/