Telegrafi

Alcantara e Muller po e mendojnë largimin nga Bayerni

Thiago Alcantara dhe Thomas Muller po mendojnë të largohen nga Bayern Munichu qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori spanjoll nuk është i lumtur me minutazhën po i jep trajneri i përkohshëm, Hansi Flick, andaj e kërkon largimin.

Në anën tjetër, Muller po luan më shumë nën urdhrat e tij, mirëpo nuk dëshirona ta pres trajnerin e ri dhe të ambientohet më strategjitë e tij.

Thomas Muller

Por, Thiago dhe sulmuesi gjerman nuk janë të vetmit që duan të largohen nga kampioni i Bundesligës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Thiago Alcantara

SportBild raporton se nga Bavarezët mund të largohen edhe Manuel Neuer e Jerome Boateng që kanë kontrata deri ën vitin 2021.

Në javët e ardhshme pritet të mësohet më detajisht kontrata e katër lojtarëve të Bayernit. /Telegrafi/