Thiago Alcantara dhe Thomas Muller po mendojnë të largohen nga Bayern Munichu qysh në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori spanjoll nuk është i lumtur me minutazhën po i jep trajneri i përkohshëm, Hansi Flick, andaj e kërkon largimin.
Në anën tjetër, Muller po luan më shumë nën urdhrat e tij, mirëpo nuk dëshirona ta pres trajnerin e ri dhe të ambientohet më strategjitë e tij.
Por, Thiago dhe sulmuesi gjerman nuk janë të vetmit që duan të largohen nga kampioni i Bundesligës.
SportBild raporton se nga Bavarezët mund të largohen edhe Manuel Neuer e Jerome Boateng që kanë kontrata deri ën vitin 2021.
Në javët e ardhshme pritet të mësohet më detajisht kontrata e katër lojtarëve të Bayernit. /Telegrafi/