Sulmuesi Albion Rrahmani është kthyer në fushë pas një dëmtimi, duke luajtur për disa minuta në ndeshjen mes Rapid Bukuresht dhe Sakariyaspor.
Rrahmani ishte dëmtuar në nyjën e këmbës në ndeshjen mes Andorrës dhe Kosoës, ku iu desh edhe të operohet.
Rrahmani kishte munguar pothuajse në pjesën më të madhe të stinorit vjeshtor ku ishte duke u rikuperuar.
Në ndeshjen që u mbyll 3-3, Rrahmani ka shënuar nga pika e bardhë për rezultatin 2-2.
Nga minuta e parë debutuan edhe Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi me fanellën e Rapidit. /Telegrafi/