Site icon Telegrafi

Albion Rrahmani gjen rrjetën në Kupën e Çekisë

Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani ka realizuar gol në ndeshjen që Sparta Praha është duke e zhvilluar ndaj Dukla Prahas në kuadër të Kupës së Çekisë. 

Rrahmani realizoi në minutën e 40-të për rezultatin 1-0 pas asistimit të Jan Kuchtas. 

Megjithatë, pas përfundimit të pjesës së parë Rrahmani u zëvendësua nga trajneri dhe vendin e tij e zuri Ermal Krasniqi. 

Nga minuta e parë në këtë takim është aktivizuar edhe mesfushori Qazim Laçi pas performancës së tij fantastike në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Dynamo Budejovices. 

Rrahmani po kalon në një formë të mirë këtë edicion me fanellën e gjigantit çek ku pas 14 ndeshjeve të luajtura në ligë ka realizuar katër gola dhe ka dy asistime./Telegrafi/

Exit mobile version