Site icon Telegrafi

Albion Rrahmani futet nga banka rezervë dhe gjen golin në derbin e madh çek

Sparta Praga pësoi humbje me rezultat 2-1 ndaj Slavia Prahës në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit çek.

Kjo ishte ndeshja e tretë pa fitore për ekipin e yllit kosovar pas humbjes ndaj Sigma Olomouc dhe barazimit ndaj Stuttgartit në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm në këtë takim për mysafirët e realizoi Albion Rrahmani në minutën e 65-të.

Rrahmani me t’u futur në lojë në minutën e 63-të duke zëvendësuar Ermal Krasniqin, ia doli ta gjejë rrugën e rrjetës për të ngushtuar rezultatin në 2-1.

Ky ishte goli i dytë 24-vjeçarit në katër paraqitje deri më tani në Superligën e Çekisë teksa ka edhe një asistim.

Si çdo derbi tjetër në botë, edhe ky u përcoll me tensione të shumta ku gjyqtari u detyrua të shpërndajë nga një karton të kuq për të dyja ekipet./Telegrafi/

Exit mobile version